Xabi Alonso pas eliminimit të Romës: E kam imagjinuar se do të ishte e vështirë

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, komentoi fitoren e skuadrës së tij ndaj Romës, ndeshje kjo që u zhvillua në kuadër të gjysmëfinales së Europa League.

Alonso u shpreh se e kishte imagjinuar se fitorja do të ishte e vështirë.

“Kam imagjinuar se do të ishte e vështirë plotë. Vitin e kaluar iu afruam finales, këtë vit u avancuam”, tha trajneri Xabi.

Ndër të tjerash, Alonso ka folur edhe për ndeshjen finale ndaj Atalantas.

“Atalanta me Gasperinin për shumë vite dhe një ekip i konsoliduar. Do të jetë mirë t’i sfidosh ata”, u shpreh Alonso.

Go to TOP