Rama: Po ja kthejmë Prishtinës unikalitetin dhe shpirtin e saj
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar projektet më të reja të transformimit urban duke theksuar rëndësinë e rikthimit të unikalitetit që gjithmonë e ka dalluar kryeqytetin.
Sipas Ramës, rruga “Rexhep Luci” është shndërruar në një hapësirë ku qytetarët mund të shijojnë kafet, të lëvizin lirshëm dhe të ndihen të sigurt, sidomos fëmijët.
“Po i japim më shumë hapësira këmbësorëve, më shumë siguri për fëmijët dhe më shumë vende për të shijuar jetën urbane. Kjo nuk është thjesht përmirësim urban, por kthim i shpirtit të Prishtinës,” ka theksuar Rama.
Ai shtoi se këto investime synojnë ta bëjnë Prishtinën një qytet më të gjallë, më të bukur dhe më të afërt për të gjithë qytetarët. /Kosova.info/
