​Polonia: Rusia po provokon sërish vendet e NATO-s

Ministri i Jashtëm polak Radosław Sikorski reagoi ndaj incidentit të mbrëmshëm, kur një objekt u rrëzua në Poloninë lindore, dhe ministri i Mbrojtjes pretendon se ishte një dron me origjinë ruse.

Sikorski në rrjetin social X tha se do të ngrihej një protestë zyrtare “kundër autorit të krimit”, pa përmendur vendin që besohet se qëndron pas incidentit.

“Një tjetër shkelje e hapësirës sonë ajrore nga lindja”, shtoi ai.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes polak Władysław Kosiniak-Kamysz konfirmoi se mjeti fluturues që shpërtheu mbrëmë në Poloni tani besohet të jetë me origjinë ruse, raporton Guardian.

“Rusia po provokon përsëri vendet e NATO-s pas incidenteve me dronë në Rumani, Lituani dhe Letoni. Kjo po ndodh në një moment veçanërisht të rëndësishëm, ndërsa bisedimet e paqes janë duke vazhduar. Po ndodh në një kohë kur ka shpresë se lufta e nisur nga Rusia – një luftë kundër shtetit ukrainas, por edhe një luftë që kërcënon sigurinë e vendeve të NATO-s – ka një shans të përfundojë.”

Mbrëmë një objekt i paidentifikuar ra në një fushë misri në qytetin Osiny në rrethin Łuków, në rajonin Lubelszczyzna, dhe policia gjeti mbetje metali dhe plastike të djegura në vend. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dritaret e tri shtëpive aty pranë u thyen. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua.

“Një ekzaminim i shpërthimit tregon se objekti ka shumë të ngjarë të jetë një dron ushtarak”, tha sot prokurori rajonal i Lublin Grzegorz Trusiewicz, duke shtuar se mjeti fluturues ka të ngjarë të jetë dëmtuar nga eksplozivët.


Go to TOP