Rama përkujton Xhemail Mustafën: 25 vjet kujtim për zërin e mendimit të lirë dhe demokracisë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar sot Xhemail Mustafën në 25-vjetorin e vrasjes së tij duke e cilësuar si një prej zërave më të guximshëm të mendimit politik dhe të demokracisë së pasluftës në Kosovë.
Rama theksoi se kujtimi për Mustafën mbetet një thirrje e vazhdueshme për përgjegjësi dhe mbrojtje të vlerave që ai i përfaqësoi: demokracinë, lirinë dhe drejtësinë. Sipas Ramës, Xhemail Mustafa ishte një intelektual që me penë dhe vizion ndihmoi në ndërtimin e rrugës drejt një shoqërie më të lirë e më demokratike.
Ai e përshkroi Mustafën si simbol të qetësisë, mendimit të kthjellët dhe përkushtimit ndaj së vërtetës-vlera që mbeten po aq të rëndësishme sot sa edhe atëherë.
“Lavdi jetës dhe veprës së tij. Kujtimi i tij vazhdon të na udhëheqë,” ka përfunduar Rama. /Kosova.info/
