Rama nderon Vjosa Berishën me mural në qendër të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nderuar sot ikonën e kryeqytetit, Vjosa Berishën, përmes një murali të vendosur në zemër të Prishtinës, shkruan Kosova.info.

Rama tha se Vjosa ishte dhe mbetet një figurë e pazëvendësueshme e kulturës dhe artit në vend, duke lënë pas një trashëgimi të pasur të cilën qyteti do ta mbajë gjallë ndër breza.

“Me muralin në qendër të Prishtinës, Vjosa do të mbetet kujtim i gjallë dhe pikë referimi për gjeneratat që do të vijnë. Mirënjohës për trendët që krijoi, artin që solli, energjinë dhe përkushtimin në çdo vepër të paharrueshme që realizoi në dhe për Prishtinën,” u shpreh Rama.

Muralet në hapësirat publike të Prishtinës janë kthyer në një formë të rëndësishme të ruajtjes së kujtesës kolektive dhe promovimit të figurave të shquara të kryeqytetit.

Ky dedikim për Vjosa Berishën përforcon rolin e saj si ikonë kulturore dhe frymëzim për gjeneratat e ardhshme./Kosova.info/


Go to TOP