Qytetari dorëzon kuletën e gjetur me të holla në polici

Sot në Stacionin Policor Klinё ёshtё paraqitur qytetari Afrim Hoti nga Klina sё bashku me vajzën e tij, e cila e kishte gjetur njё kuletё nё sheshin “Skenderbeu”.

Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej njёmijё e shtatёqind euro.

Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët policorë iu ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.

Policia e Kosovës falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. /Kosova.info/


Go to TOP