Qeveria ndan bursa për studentët shqiptarë në Serbi, përfitojnë 1234 familje

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi për ndarjen e bursave ndaj studentëve shqiptar.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka thënë se nga ky vendim do të përfitojnë 1234 familje shqiptare.

“500 euro do t’i ndahen studentëve të vitit të parë. 600 euro studentëve me notë mesatare nga  6 deri 8. 700 euro studentëve me notë mesatare nga 8 deri 10. 500 euro do t’i përfitoj secila familje shqiptare e vendit tonë që i ka 3 fëmijë në procesin edukativo-arsimor dhe nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me një prind(prindi/ërit i/e të cilëve kanë vdekur)”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP