Protestë në Shqipëri, lëshohet molotov drejt kryeministrisë

Në protestën e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë parë grupe të rinjsh me maska të zeza të cilët kanë mbushur çantat me pllaka të trotuareve duke përbërë rrezik për vetë protestuesit dhe rreshtin e oficerëve të policisë.

Nga pamjet ekskluzive të sjella nga gazetarja e RTSH-së, Flutura Tota në protestën e opozitës, dallohen pllaka të trotuareve të cilat të rinjtë i kanë mbushur me pllaka të trotuareve.

Ndërkaq, protestuesit lëshuan molotov drejt Kryeministrisë duke bërë që hyrja e godinës të përfshihet nga flakët.

Protesta nisi rreth orës 20:00 nën sloganin ‘Të bashkuar në betejë, opozita në aksion’ ku Partia Demokratike dhe aleatët e saj zbritën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ ku kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe lirimin nga arresti shtëpiak, Sali Berisha.

Protestës i janë bashkuar edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka. Në fjalën e tij para protestuesve presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumanit, duke e akuzuar atë se pse heziton të hetojë kreun e qeverisë dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Go to TOP