Në Beograd u mbajt një përkujtim për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Qytetarët dhe aktivistët ndezën qirinj në qendër të Beogradit për të nderuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Me rastin e 29-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, tubimi u organizua nga OJQ-ja Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë ngjarje ishin aktivistë, përfaqësues të opozitës pro-evropiane, disa persona publike, dhe përfaqësues të ambasadave.

Të rinj te mbledhur shpalosën një pankartë ku shkruhej: “Të rinj për t’u mbajtur mend, i vendosur për të mos harruar kurrë”.

Në këtë mënyrë, siç thonë nga Nisma Rinore, dëshirojnë të nderojnë viktimat dhe të shprehin nderim për të mbijetuarit dhe familjet e viktimave.

“Ky përvjetori i gjenocidit ka mbetur pa mesazhe nga autoritetet në Serbi, të cilat në vend që të vendosin gjithë ditën dhe këtë javë në atë mënyrë që t’u japin hapësirë në publik viktimave, dhe biseda për të mbijetuarit, kjo nuk ka ndodhur. Asnjë empati për ata që varrosën të dashurit e tyre sot. Kemi parë që nuk ka ende dënim për festimin e kriminelëve të ndryshëm”, tha Marko Millosavleviq nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Ai u bëri thirrje institucioneve të Serbisë që të pranojnë Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë. Përveç kësaj, siç tha ai, Serbia ka obligim të respektojë gjykimet e organeve ndërkombëtare.

“Kryeministri Vuçeviq duhet të thotë qartë se edhe Ratko Mlladiq edhe Radovan Karaxhiq, të cilët u dënuan për krime të ndryshme, janë kriminelë, nëse gjenocidi në Srebrenicë është krim i rëndë për autoritetet serbe. Nga ana tjetër, pavarësisht kundërshtimeve ndaj Rezolutes e Asamblesë së Përgjithshme te OKB, bazuar në aktgjykimet në radhë të parë e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Serbia ka obligim të respektojë faktet e përcaktuara juridikisht”, tha Millosavleviq.

Ai tha se mohimi duhet të ndalet dhe çdo 11 korrik t’u kushtohet viktimave të gjenocidit.

“Kjo është arsyeja pse ne po organizojmë këtë përkujtim alternativ për të vendosur Beogradin dhe Serbinë në hartën e kujtesës botërore të viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në Srebrenicë”, theksoi ai.

Tubimi i cili u mbajt pranë Presidencës u sigurua nga forca të forta policore.

Go to TOP