Profesorët e nxënësit e “Xhevdet Dodës” kundërshtojnë largimin nga onjekti
Mbahet protestë para shkollës“Xhevdet Doda” në Prishtinë, kundërshtojnë ndërrimin e objektit të shkollës.
Profesorë e nxënës të gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë nuk po pajtohen që mësimi të mbahet në një objekt tjetër- atë të Gjimnazit Matematikor.
Kjo ka bërë që ata të protestojnë duke thënë së nuk dëshirojnë të mbajnë mësim në shkollën tjetër.
“Është e papranueshme për ne që mësimi të mbahet në një shkollë tjetër. Kjo shkollë është ndërtuar për nxënësit e Xhevdet Dodës, edhe kushtet atje nuk janë në favor të nxënësve. As ne nuk do të mbajmë mësim në shkollë tjetër, po ashtu as nxënësit”, tha mësimdhëësja Tolinda Gojani-Asani.