Lushaku: Mësimi tërëditor siguron edukim më cilësor te fëmijët

Në të gjitha shkollat fillore e të mesme në Kosovë, sot nisi viti i ri shkollor. Në kryeqytet ai tërëditor.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me nënkryetaren, Jehona Lushaku, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë, vizituan shkollën “Qamil Batalli” për të parë fillimin e mësimit gjithëditor.

“Falënderoj të gjithë prindërit për besimin në këtë proces transformues për kryeqytetin. Mësimi tërëditor do të ofrojë kushte më të mira nxënësve e po ashtu edhe prindërve”, tha Rama.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se mësimi tërëditor siguron edukim më cilësor te fëmijët.

“Është një gur-themel për arsimin në kryeqytet dhe një model për gjithë Kosovën e cila do të mundësoj zhvillimin dhe ngitje në karrierë”, shtoi Lushaku.

Go to TOP