Prishtina synon kapitalin global: organizohet “American Investor Conference 2026”

Kryetari i Përparim Rama ka njoftuar se Prishtina do të organizojë “American Investor Conference 2026”, një ngjarje që synon ta vendosë kryeqytetin në hartën e kapitalit global.

Konferenca do të mbahet në partneritet me American Chamber of Commerce in Kosovo dhe me mbështetjen e U.S. Embassy Pristina duke synuar të tërheqë investitorë ndërkombëtarë dhe të promovojë potencialin ekonomik të vendit.

Rama theksoi se Prishtina ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm, investime globale dhe një treg të hapur që krijon mundësi të reja për bizneset dhe qytetarët. Sipas tij, kjo konferencë është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të kryeqytetit si një qendër rajonale për investime.

Me moton “Prishtina: Investing Beyond Expectation”, organizatorët synojnë të prezantojnë mundësitë që ofron kryeqyteti në sektorë të ndryshëm dhe të krijojnë ura bashkëpunimi mes investitorëve ndërkombëtarë dhe tregut vendor. /Kosova.info/


Go to TOP