Presidenti shqiptar: Vizita ime në Kosovë, shenjë mbështetjeje pas tensioneve në veri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj,pak ditë pas betimit si president i Shqipërisë, ka realizuar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pati takime me liderë shtetërorë, si dhe ata partiakë.
Duke shprehur kënaqësinë e tij për vizitën e parë shtetërore në Republikën ë Kosovës, që nga nominimi i tij si president i Shqipërisë, ai përmendi traditën pozitive që kanë vënë paraardhësit në krijimin e marrëdhënieve të, siç e quajti ia, shkëlqyera mes të dyja vendeve.

Teksa përmendi ngjarjet e lavdishme të popullit tonë, ai vuri theksin Lidhjen e Prizrenit, ku, sipas tij, është një nga ngjarjet më të rëndësishme që ka lënë gjurmë në historinë tonë.

Vizita ime këtu në Shtëpinë e Lidhjes është një mesazh për ne dhe për të ardhmen e komit tonë, që ne duhet të jemi të bashkuar për interesin kombëtar”, theksoi presidenti Begaj në një intervistë në RTK Prime.

Ndërkaq lidhur me takimet e presidentit shqiptar me liderë të partive politike të Kosovës, me një qasje tjetër krahasuar me paraardhësit e tij, presidenti Begaj theksoi se Presidenti i Shqipërisë ka një mision kushtetues, ka një betim mbi Kushtetutë për detyrën e tij në lidhje me unitetin kombëtar .

“Ardhja ime këtu dhe takimi me të gjithë funksionarët kryesorë të shtetit të Kosovës tregon që ne duhet të bëjmë më të mirën të gjithë bashkë, në interes dhe në dobi të kombit tonë”, tha më tej presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ai më tutje, shtoi se vizita e tij në një gjendje tensioni në veri të Kosovës, ishte një lloj mbështetjeje për Kosovën lidhur me ngjarjen e 31 korrikut.

Go to TOP