Përfundon intervistimi për drejtor të përgjithshëm të RTK-së
Sot janë zhvilluar intervistat me gjashtë kandidatët për drejtor të përgjithshëm të RTK-së, ndërsa zyrtarisht bordi do të votojë në mbledhjen e ardhshme.
Zana Spahiu është kandidatja që ka marrë më së shumti pikë nga kandidatët e intervistuar për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës.
Spahiu ka marrë 90.7 pikë pas vlerësimit nga anëtarët e bordit të mediumit publik. Zana Spahiu, Hysen Hundozi, Arbër Geci, Antigona Baxhaku, Nexhmedin Spahiu dhe Lorik Arifaj janë kandidatët për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës.
