Gjermania vendos ushtarë në Bosnjë për herë të parë pas 10 vitesh

Për herë të parë në 10 vjet, Gjermania vendosi trupa si pjesë e misionit paqeruajtës të EUFOR-it në Bosnjë e Hercegovina- Altea.
Sot, ushtarët e parë gjermanë që u kthyen në Bosnje dhe Hercegovinë u mirëpritën në një ceremoni në selinë e EUFOR-it në Sarajevë, e cila shënoi fillimin e misionit të tyre, tha një zëdhënës i ushtrisë gjermane, raporton Al Jazeera.

Gjermania do të dërgojë rreth 30 ushtarë në Bosnje deri në mes të shtatorit, duke bashkuar forcat që la në fund të vitit 2012.

Mandati aktual i EUFOR-it skadon në nëntor dhe i takon Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vendosë për zgjatjen edhe për një vit.

Go to TOP