Policinë e Kosovës e vlerësojnë për bashkëpunim Gjermania e Mali i Zi

Policia gjermane dhe ajo malazeze e kanë falënderuar për bashkëpunim profesional Policinë e Kosovës.

Kjo për shkak të gjetjes dhe konfiskimit të një veture “Bmw 320” rreth 65 mijë euro e cila ishte vjedhur në Berlin.

Vetura ishte gjetur në Mitrovicën e veriut më 5 qershor.

Operacioni ishte zhvilluar nga Drejtorina për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU).

Po ashtu më 24 maj ishte arrestuar edhe J.S, që ishte në kërkim me urdhër-arrest ndërkombëtar nga Mali i Zi.

Ai dyshohet se ka kryer vepra të rënda penale si pjesëtar i një organizate kriminale.

Go to TOP