Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Rumani

Kosova më 16 qershor do të luajë kundër Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2024”.

Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se biletat për këtë lojë kanë dal në shitje.

Ato do të shiten në mënyrë online, e çmimi i tyre do të jetë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

FFK ka njoftuar po ashtu edhe me procedurat që duhet të ndiqen për të blerë biletat.

Bëhet e ditur se një person mund të blejë deri në katër bileta.

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Go to TOP