Kolumbia mposht Ganën 1:0 dhe siguron kualifikimin në 1/8 e finales

Kolumbia ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Ganës dhe ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales në Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Jhon Arias në minutën e 14-të, pas një asistimi nga Luis Suárez, duke i dhënë epërsinë e hershme skuadrës kolumbiane.

Gana tentoi të reagojë në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste për barazim, por pa arritur të konkretizojë. Mbrojtja e Kolumbisë dhe portieri mbajtën rezultatin deri në fund të takimit.

Kolumbia menaxhoi lojën në minutat e fundit, duke ruajtur avantazhin dhe duke siguruar kalimin në fazën eliminatore.

Me këtë fitore, Kolumbia vazhdon rrugëtimin në turne, ndërsa Gana eliminohet nga Kupa e Botës 2026.


Go to TOP