Konjufca: Kosova pret me padurim ndërtimin e një bashkëpunimi konstruktiv me Nigerinë
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një vizitë në Republikën Federale të Nigerisë, ku është takuar me sekretarin e Qeverisë së Federatës, senatorin George Akume.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Konjufca është shprehur i kënaqur për takimin me zyrtarin e lartë nigerian duke theksuar se Kosova pret me padurim ndërtimin e një bashkëpunimi konstruktiv me Nigerinë.
Kjo vizitë vjen në kuadër të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Nigerisë. /Kosova.info/
