Yll Kadriu emërohet trajner kryesor i Kombëtares së Kosovës U17 në volejboll për vajza
Yll Kadriu ka njoftuar se është emëruar trajner kryesor i Ekipit Kombëtar të Vajzave të Kosovës U17 në volejboll duke e cilësuar këtë si një nder dhe përgjegjësi të madhe.
Përmes një reagimi publik, Kadriu shprehu mirënjohjen ndaj Federatës së Volejbollit të Kosovës për besimin e dhënë duke theksuar se synon të punojë me përkushtim, disiplinë dhe pasion për zhvillimin e volejbollisteve të reja.
“Jam mirënjohës ndaj Federatës së Volejbollit të Kosovës për besimin. Pres me padurim të punoj me përkushtim, disiplinë dhe pasion për të ndihmuar atletët tanë të rinj të zhvillohen dhe ta përfaqësojnë me krenari Kosovën në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar Kadriu.
Ai shtoi se puna e përbashkët do të jetë e orientuar drejt ndërtimit të së ardhmes së volejbollit të Kosovës, me synimin për të arritur suksese në arenën ndërkombëtare. /Kosova.info/
