Fondi Pensional pa bord që nga marsi, Hoti tregon pasojat

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar performancën e Fondi Pensional i Kursimeve gjatë vitit të kaluar.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se kthimi bruto nga investimet ka qenë negativ për -119.9 milionë euro, si dhe ka pasur rënie të çmimit të njësisë për -5.5 për qind.

Ai theksoi se Trusti Pensional nuk ka bord nga data 1 mars i këtij viti dhe si pasojë e kësaj nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve nga tregjet dhe instrumentet financiare, në të cilat ka rënie, si dhe kursimet e mbledhura nga Trusti nga 1 marsi e këndej nuk do të mund të investohen në tregje financiare.

“Në të dy rastet dëmet i bartin qytetarët që kanë kursime në Trust. Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së kanë përgjegjësi për këtë situatë”, ka shkruar Hoti në Facebook, derisa shtoi se këta të tre do duhej të propozonin me kohë anëtarët e bordit për votim në kuvend.

Go to TOP