Poazhari i Deçanit me rrjet katastrofik të rrymës 

Dera e garazhit i mbeti hapur e nuk po mund ta mbyll Ali Sokoli nga Pozhari i Deçanit.

Rryma e dobët nuk po ia del ta aktivizoj motorin.

Shqetësim të njëjtë nga rrjeti që sipas tyre është i vjetër 50 vjeçar kanë edhe 30 shtëpitë tjera.

Madje në shumë vende, rrjeti është si mos më keq pasi shtyllat janë drunj që vetë banorët i gdhendën.

Situata vështirësohet për ta, tash kur në fshat kanë ardhur për pushime edhe kurbetçarët.

Në KEDS thonë se investuan në Pozhar më 2019. Megjithatë, sipas Margarita Rashiti nga kjo kompani, ekipet e terrenit do të vizitojnë lagjen dhe do hartojnë një raport mbi gjendjen e rrjetit, për t’i parë pastaj edhe mundësitë e investimit.

Go to TOP