Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Fehmi Lladrovci”, njoftohen rrugët alternative
Për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, një segment i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim.
Mbyllja do të përfshijë korsinë e djathtë të segmentit të dytë të rrugës, në drejtim të Qendrës së Studentëve, nga rrethi afër Interex-it deri te semaforët prapa Qendrës së Studentëve.
Sipas njoftimit, kufizimi i qarkullimit do të jetë në fuqi nga 13 korriku 2026, ora 20:00, deri më 16 korrik 2026, ora 20:00.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët rekomandohen të përdorin rrugët alternative:
– Rruga “Arbnor dhe Astrit Dehari” – Rruga B – dalje në rrugën “Agim Ramadani”;
– Rruga “Mark Dizdari”, në drejtim të Fontanës – dalje në rrugën “Agim Ramadani”.
Lëvizja e këmbësorëve do të mbetet e mundësuar, ndërsa qarkullimi i automjeteve do të menaxhohet përmes sinjalizimit dhe personelit në terren.
Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve gjatë realizimit të këtyre punimeve, të cilat synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore. /Kosova.info/
