Viti: Objekti i ri i zjarrëfikësve nuk është funksionalizuar, ka nisur dëmtimi

Objekti i ri i Zjarrfikësve në Viti ka 5 vjet që ka filluar të ndërtohet.

Mirëpo qe 2 vjet punimet janë ndërprerë e aktualisht nuk ruhet nga askush dhe ngjanë me një hapësirë të braktisur.

Kjo si pasojë e bërllogut e dëmtimeve që ka pësuar, derisa banorët e zonës thonë se po shfrytëzohet edhe për dukuri negative.

Në anën tjetër zjarrfikësit vitias thonë se objekti aktual ku punojnë nuk i përmbushë kushtet që ky institucion të funksionojë normalisht.

Go to TOP