Gruaja me epilepsi kërkon punë, i duhen para për barna

Pabarazitë thotë se e kanë lodhur.

Andaj, 33 vjeçarja nga Gjilani me aftësi të kufizuara, që deshi të mos i zbulohet identiteti, ka një kërkesë të vetme.

Kjo do një vend pune që t’i mbuloj shpenzimet e barnave, të cilat i përdor për ta trajtuar sëmundjen e epilepsisë.

Kjo tash ka regjistruar edhe studimet, por punën e ka të domosdoshme.

Me kontratë për 6 muaj, kjo punoi në Qendrën për Punë Sociale. Derisa thotë se nuk e ka mbështetjen as të Handikosit në këtë qytet pasi thotë se e përjashtuan nga Bordi i Shoqatës, për shkak se kjo deshti që në një ekskursion të marr nënë që të kujdeset për të.

Këtë sipas saj nuk e lejo kryetari.

Kryetarit i Handikos-it në Gjilan, Fatmir Shurdhani i tha televizionit përmes telefonit se vajza nuk ka qenë asnjëherë pjesë e bordit, veç anëtare. Teksa për vizitën jashtë Kosovës tha se, të rriturit nuk kanë pasur të drejtë të marrin shoqërues vetëm ata më të vegjël se 14 vjeç.

Go to TOP