Pas renovimit, rihapet Poliklinika Stomatologjike e Prishtinës
Poliklinika Stomatologjike e Prishtinës është rihapur sot pas një renovimi të plotë dhe pajisjes me inventar të ri.
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se kjo është e vetmja poliklinikë në Kryeqytet që ofron shërbime dytësore në stomatologji.
Në ceremoninë e rihapjes morën pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.
Me këtë rast, ata u njohën nga afër me ambientet e reja të poliklinikës dhe me shërbimet që do të ofrohen për qytetarët.
