Palmeiras mposht Al Ahly dhe merr kryesimin në Grupin A

Skuadra braziliane Palmeiras ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj ekipit egjiptian Al Ahly, në ndeshjen e dytë të Grupit A në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, e zhvilluar në stadiumin “MetLife” në SHBA.

Ndeshja ka nisur me pak raste dhe me kujdes të shtuar nga të dyja skuadrat. Al Ahly është treguar më kërkuese në sulm, por pa arritur të krijojë rrezik serioz. Ndërkohë, Palmeiras është mbështetur kryesisht te talenti i ri Estevao, i cili pritet t’i bashkohet Chelsea. Aika pasur rastin më të mirë në pjesën e parë, kur ka kaluar dy mbrojtës, por goditja e tij ka përfunduar jashtë portës.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Raphael Veiga i Palmeiras, që ka festuar ditëlindjen e tridhjetë, është ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj lojtarit Zizo. Pas ndërhyrjes së VAR, gjyqtari Anthony Taylor e ka ulur dënimin në karton të verdhë, por Veiga është zëvendësuar menjëherë në pjesën e dytë.

Në minutat e para pas pushimit, Palmeiras ka humbur një rast të artë me Flaco Lopez, i cili nuk ka arritur të shënojë me portën bosh. Por shumë shpejt ka ardhur goli i parë: një goditje dënimi nga Anibal Moreno ka përfunduar në rrjetë pas një devijimi me kokë nga sulmuesi i Al Ahly, Wessam Abou Ali, që ka shënuar në portën e vet.

Në minutën e pesëdhjetë e nëntë, Palmeiras ka realizuar golin e dytë përmes një kundërsulmi të shpejtë, të përfunduar me sukses nga Lopez, i cili kësaj here ka qenë i saktë dhe ka shënuar.

Ndeshja u ndërpre për një kohë për shkak të motit të keq, por pas rifillimit, Palmeiras e ka ruajtur epërsinë dhe ka dominuar deri në fund.

Me këtë fitore, brazilianët kanë nevojë për vetëm një pikë për të kaluar në çerekfinale, ndërsa Al Ahly duhet të përmirësohet ndjeshëm për të shpresuar në kualifikim.


Go to TOP