Osmani: Vendosja e drejtësisë për masakrën, parakusht për paqe

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Sllovisë, dukje thënë se 25-vjet më parë, respektivisht më 15 e 16 prill 1999, në Sllovi të Lipjanit, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë dhe masakruan 45 shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë.

Osmani me këtë rast ka thënë se sikurse në të gjitha masakrat kudo në Kosovë, regjimi kriminal shpërfaqi barbarinë e tij, në përpjekje për shfarosje të shqiptarëve dhe spastrim etnik.

“Vendosja e drejtësisë dhe sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë, janë parakusht për paqe të qëndrueshme. Ndërkaq kujtimi për viktimat është edhe dëshmi e rrugës së vështirë, të cilën e kemi bërë për të qenë të lirë”, ka thënë Osmani.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”. /Kosova.info/

Go to TOP