Kërkohet ndihmë për gjetjen e 12-vjeçarit nga Petrova e Shtimes

12 vjeçi Melos Rexhaj është raportuar i zhdukur në fshatin Petrovë, komuna e Shtimes.

Siç kanë njoftuar familjarët ai nuk është parë që nga ora 13:00.

Fqinji i tij ka bërë të ditur se ai ka pas të veshur një bluzë sportive me ngjyrë të kaltër dhe pantallona të zeza, ndërsa me vete kishte marrë edhe biçikletën.

Familjarët kanë lutur që kushdo që ka informacion për Melosin, ose e ka parë atë, të kontaktojnë nënën Hanife Rexhaj në numrin e telefonit: 045870606. /Kosova.info/

Go to TOP