Silva komunikon largimin nga Chelsea

Thiago Silva ka bërë të ditur se do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit 2023/24.

Braziliani do të largohet kur kontrata e tij të përfundojë në fund të qershorit pas katër viteve të kaluara me “Blutë” ku ka bërë 151 paraqitje në të gjitha garat.

Silva kishte fituar Champions League dhe Kupën e Botës për Klube me Chelsean pasi i ishte bashkuar skuadrës si lojtar i lirë nga PSG në vitin 2020. 

“Në gjithçka që kam bërë këtu gjatë katër viteve, gjithmonë kam dhënë gjithçka. Por, për fat të keq, çdo gjë ka një fillim, një mes dhe një fund. Kjo nuk do të thotë se ky është fundi. Shpresoj ta lë derën hapur që në një të ardhme të afërt të kthehem këtu në një rol tjetër”, ka thënë braziliani teksa ka folur në një video-mesazh të postuar në llogaritë e mediave sociale të klubit anglez. 

Go to TOP