Ancelotti: Bayern Munich është i paparashikueshëm

“Bayern Munich është një ekip i paparashikueshëm, ka thënë trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti. 

Dy skuadrat ndeshen të martën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Fituesi i dalë nga rezultati agregat do të përballet me fituesin e përballjes Borussia Dortmund – Paris Saint Germanin.

“Është emocionuese të kthehem në Munich, kam kujtime të mira dhe të këqija si shkarkimi. Nesër megjithatë do të jetë një histori tjetër, ne duhet të mendojmë për të tashmen dhe jo për të kaluarën”, ka thënë strategu italian.

Ai ka thënë se në fushë do të dalin dy skuadra me shumë histori.

“Largimi i Benzema ka ndryshuar gjërat në sulmin tonë, ne jemi më të paparashikueshëm dhe kemi më shumë lëvizshmëri. Megjithatë, Bayern ka edhe sulmues të mrekullueshëm, për shembull po mendoj për Harry Kane. Nesër dy ekipe plot histori dhe kampionë do të përballen me njëri-tjetrin”, është shprehur Ancelotti. 

Go to TOP