Muriqi i është rikthyer shënimit të golave në La Liga

Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i është rikthyer shënimit të golave në La Liga.

Muriqi ka luajtur 84 minuta kundër Cádizit, teksa ka shënuar gol me gjuajtje me kokë, duke e ndihmuar skuadrën e tij, Mallorca për të arkëtuar një pikë të vlefshme.

Vedat Muriqi, lojtari më i vlefshëm i Mallorcas edhe në këtë ndeshje kishte performancë fantastike, duke u vlerësuar me notën 7.3.

Go to TOP