8 thënie inspiruese për jetën nga Leonardo DiCaprio

Kemi zgjedhur t’ua prezantojmë aktorin Leonardo DiCaprio përmes thëniesh të tij, të shpërndara dhe të pëlqyera nga publiku:

“Ti dhe vetëm ti mund t’i ndryshosh situatat e tua. Mos fajëso asgjë dhe asnjë për to”.

“Njerëzit do të të paragjykojnë, sepse ndihen të pakënaqur me jetën e tyre”.

“Falenderoju periudhave të vështira, sepse ato të kanë bërë ky/kjo që je sot”.

“Nëse ti bën atë që mund ta bësh më mirë do të jesh i lumtur. Atëherë do të ecësh shumë më përpara në jetë, se shumë njerëz të tjerë”.

“Gjëja e vetme që ekziston midis teje dhe synimeve të tua është ajo historia idiote që vazhdon t’i thuash vetes tënde, se nuk mund t’i arrish synimet e tua”.

“Unë nuk jam ai lloj personi që ka qejf të duket sa më në modë, apo të bjerë në sy. Jam thjesht një individ që i pëlqen të jetojë jetën e vet”.

“Çdokush ka kaluar nëpër diçka që e ka ndryshuar në një mënyrë të tillë që nuk i ka lejuar të kthehet më në personin që ishte dikur”.

“Mos harro asnjëherë se pse e ke nisur një rrugëtim, si dhe kushtoji shumë vëmendje njerëzve, të cilët nuk të kanë dëmtuar, kur ti ke korrur sukses”.

Go to TOP