Lyon i bën nder PSG-së

Çdo gjë tjetër përveç fitores së Monacos do t`i siguronte titullin Paris Saint-Germain dhe kjo ishte ajo që ka ndodhur sonte pasi Lyon ka fituar 3-2.

PSG është konfirmuar si kampion i Ligue 1 për herë të 12-të në histori te klubit pasi Monaco nuk ka arritur të fitojë kundër Lyon të dielën.

PSG me një fitore të shtunën në shtëpi kundër Le Havre do të siguronte titullin, por megjithatë ndeshja ka mbaruar baras 3-3.

“Të fitosh ligën është fantastike, por fitimi i Ligue 1 për herë të dymbëdhjetë është edhe më i veçantë për të gjithë ata që janë të lidhur me Paris Saint-Germain”, ka thënë  presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi.

PSG udhëheq tabelën me shtatedhjetë pikë, ndërsa Monaco mbetet në vendin e dytë me pesëdhjetë e nëntë pikë.

Go to TOP