Gjendet 12-vjeçari që u raportua i zhdukur

Nëna e Melosh Rexhajt, 12-vjeçarit që u raportua më herët si i zhdukur ka njoftuar për RTKlive se djali është gjetur shëndosh e mirë në Ferizaj.

Ajo ka treguar se dikush e ka parë duke blerë në një market ushqimor dhe ka njoftuar menjëherë familjen.

“E kemi gjetë Melosin, në Ferizaj. Na kanë lajmëru ata që e kanë pa në qytet afër komunës. Tash jemi në stacionin policor të Ferizajt”, tha Hanife Rexhaj.

Ajo tha se djali i kishte thënë se ka marrë rrugën nga fshati Petrovë i Shtimes për në Ferizaj, me biçikletë, vetëm për qejf.

Melosi u raportua i zhdukur nga familjarët e tij në rrjetet sociale, ku thuhej se kishin humbur kontaktet me të që nga ora 13:00.

Go to TOP