Barcelona fiton në fund ndeshjen e nisur keq

Një “hat trick” i Robert Lewandowski ka bërë që tifozët e Barcelonës të jenë të kënaqur teksa kanë parë skuadrën e zemrës të triumfojë kundër Valencias në një ndeshje që kishte një nisje të pakëndshme.

Ndeshja e zhvilluar në “Estadio Olimpico Lluis Companys” në kuadër të Javës së 33-të të La Liga është mbyllur me rezultat 4-2 për skuadrën e drejtuar nga Xavi. 

Barcelona ka marrë epërsinë në minutën e 22-të me një gol të Lopez, por Valencia nuk është dorëzuar, duke shënuar dy gola të shpejtë me Duro (27′) dhe Pepelu (38′). 

Gjatë kohës së shtesë të pjesës së parë, ndeshja është komplikuar për Valencian, pasi Mamardashvili është nxjerrë jashtë me karton të kuq. 

Në pjesën e dytë, Barcelona e ka shfrytëzuar epërsinë numerike, duke gjetur golin plot tri herë me Lewandowski (në minutat 50′, 82′ dhe 90+3′) dhe duke siguruar fitoren. 

Në tabelën e La Liga Barcelona gjendet e treta me 71 pikë. Aq pikë ka edhe Girona në vendin e dytë. Në krye të tabelës gjendet Real Madrid me 81 pikë. 

Go to TOP