Liverpool pret që Salah të mos shkojë në Arabi

Liverpool pret që Mohamed Salah ta përfundojë vitin e fundit të kontratës së tij në “Anfield”.

Kjo pavarësisht interesimit saudit për futbollistin më të njohur egjiptian.

Sipas “Sky Sports” dhe “The Athletic”, Salah nuk ka dhënë asnjë tregues se ai dëshiron të largohet dhe Liverpool nuk po planifikon ta shesë.

Teksa përgatitej të hynte si zëvendësues në barazimin 2-2 të së shtunës me West Ham, Salah është përfshirë në një grindje me trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp.

Këtë sezon Salah ka shënuar njëzet e katër gola, por forma e tij ka rënë që kur u lëndua në Kupën e Kombeve të Afrikës gjatë janarit.

Liverpool më herët kishte refuzuar ofertën e Al Ittihad në vlerë prej prej 150 milion funte.

“Reds” tashmë ka mbetur jashtë garës për titullin e Premier League si dhe është eliminuar nga Europa League dhe FA Cup.

Go to TOP