Osmani takon ambasadorin De Riu, e vlerëson lartë mbështetjen e Italisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Republikës italiane në Kosovë, Antonello De Riu.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit.

“Në takim u diskutua edhe për kontributin e trupave italiane në kuadër të KFOR-it për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, me ç’rast Presidentja Osmani vlerësoi lartë angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në këtë drejtim”, thuhet në njoftim .

Tutje u tha se Osmani ka ritheksuar përkushtimin për bashkëpunimin të ngushtë me Italinë dhe ka ripotencuar gatishmërinë për intensifikim të raporteve bilaterale. /Kosova.info/

Go to TOP