Guardiola flet para finales së FA Cup, “respekt për historinë e United”

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka shprehur respektin e tij për historinë e Manchester United përpara finales së FA Cup, që do të luhet këtë të shtunë.

Në një konferencë për shtyp, Guardiola ka theksuar rëndësinë e rivalitetit midis dy skuadrave dhe njohjen e arritjeve të United gjatë dekadave të kaluara.

“Ne e respektojmë shumë Unitedin për historinë e tij. Gjatë dekadës së fundit, ne kemi qenë më të mirë, por nga pikëpamja historike, ata janë skuadra më e mirë në Angli, dhe për këtë duhet t’i respektosh”, ka thënë Guardiola. 

Guardiola gjithashtu ka treguar mirëkuptim për vështirësitë që trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka hasur gjatë sezonit, duke përmendur lëndimet si një faktor kryesor që ka ndikuar në performancën e skuadrës së tij.

“Unë kam shumë respekt për punën e tij në të kaluarën, dhe tani në United. Ata nuk kishin një skuadër të plotë. Ata kanë pasur shumë lëndime, trajneri ka vuajtur shumë. Nëse do të humbja shumë qendërmbrojtës, do të isha gjithashtu në telashe”, ka shtuar Guardiola.

Go to TOP