Vetëvritet me armën e shërbimit efektivja 21-vjeçare e policisë së Tiranës
Një efektive policie 21-vjeçare ka vrarë veten me armë e shërbimit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në kryeqytet. Bëhet fjalë për shtetasen Aldorjana Loshi.
Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, efektivja është vetëvrarë me armë zjarri në banesën e saj, ndërsa ajo ishte punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.
“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Tiranës.