Osmani: Dëshmorët mbeten gjithmonë udhërrëfyes për ne dhe brezat që vijnë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 26 vjetorin e Masakrës në Lagjen e Re dhe në Rakoc të Kaçanikut.
Osmani thotë se ata u flijuan për lirinë tonë, në mbrojtje të popullsisë civile nga barbaria e regjimit gjenocidal të Serbisë.
“Sot përkujtojmë me nderim të thellë përvjetorin e Masakrës në Lagjen e Re dhe në Rakoc të Kaçanikut, ku ranë heroikisht 28 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u vranë mizorisht 32 civilë. Ata u flijuan për lirinë tonë, në mbrojtje të popullsisë civile nga barbaria e regjimit gjenocidal të Serbisë”, njofton zyra për informim e Presidencës.
Ajo tha se kujtimi për ta dhe për martirët do të mbetet gjithmonë udhërrëfyes për ne dhe brezat që vijnë. /Kosova.info/
