Osmani: 60.3% e konsumatorëve të Termokos marrin fatura më të ulëta falë matjes së energjisë

Kryeshefi i Ndërmarrjes Termokos, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se 60.3% e konsumatorëve që janë faturuar me matje individuale kanë përfituar nga fatura më të ulëta këtë sezon. Ky rezultat vjen si pjesë e një plani për rritjen e efikasitetit energjetik dhe e qëndrueshmërisë në sistemin e ngrohjes në kryeqytet.

“Ky sistem përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt menaxhimit më të mirë të energjisë dhe hap rrugën për efikasitet dhe qëndrueshmëri më të madhe,” theksoi Osmani.

Ai falënderoi konsumatorët për bashkëpunimin dhe bëri thirrje për kursimin e energjisë termike. “Kjo do të ndihmojë jo vetëm në uljen e faturave, por edhe në sigurimin e një sistemi më të qëndrueshëm ngrohjeje,” shtoi ai.

Termokos ka shprehur përkushtimin për të zgjeruar instalimin e pajisjeve të matjes, duke synuar mbulueshmëri të plotë për të gjithë konsumatorët e saj.

Nisma për matjen individuale është pjesë e vizionit të Termokos për një Prishtinë më të gjelbër dhe më efikase duke u harmonizuar me planet e zhvillimit të qëndrueshëm të kryeqytetit të udhëhequr nga Përparim Rama dhe administrata komunale.

Termokos – Energji për një të ardhme më të mirë! /Kosova.info/


Go to TOP