Organizohet turneu ‘Dita e Çlirimit të Kosovës’ për U9, U13 dhe U17

Me 10 qershor nga ora 10:00 në ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, do të organizohet turneu “Dita e Çlirimit të Kosovës” për U9, U13, dhe U17.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të enjten me 8 qershor në ora 16:00.

Të drejtë pjesëmarrje në këtë turne kanë të gjithë lojtarët e moshës 9, 13 dhe 17 vjeçare. Të gjithë pjesëmarrësit kanë të drejtë të paraqiten në më së shumti dy kategori që ua mundëson mosha.

Shorti do te hidhet të premten me 9 qershor nga ora 20:00 online dhe është i hapur për të gjithë.

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë. /Kosova.info/

Go to TOP