Vdes një person në Gremnik të Klinës pasi u rrokullis me traktor
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor që ka ndodhur të martën në fshatin Greminik të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55.
Sipas policisë, viktima është rrokullisur me traktor gjatë lëvizjes, duke pësuar lëndime të rënda. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.
“Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë kompetente dhe mjekësia ligjore. Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër, është dërguar në obduksion”, ka deklaruar Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente, të cilat po merren me procedurat e mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
