Nuk ka më sekrete! Çdo gjë që duhet të dini për shenjat e horoskopit në momentet intime
DASHI
Zoti i luftës nuk mendon përpara se të veprojë, ata bëjnë seks, pastaj mendojnë. Dashi kënaqet më shumë duke gjuajtur (ngacmuar) sesa duke kapur. Janë shumë dominues, megjithatë nuk duan një partner të nënshtruar. Dashit i duhet një partner spontan, në jetë dhe në dhomën e gjumit. Nëse në dhomën e gjumit ka rutinë ai do t’i hedhë sytë diku tjetër.
• Mashkulli Dash në shtrat: Mashkulli i kësaj shenje është dominues, kërkues dhe i zjarrtë! Ai është një dashnor i shkëlqyer, por nëse prisni që të drekoni me të nën dritën e qirinjve, më mirë shkoni diku tjetër. Dashi pëlqen ta bëjë seksin të shpejtë dhe të nxehtë, prandaj përgatituni të dëgjoni hungërima dhe rënkime. Nuk është mashtrues, por nëse merzitet ai do t’ju flakë tutje në çast.
• Femra Dash në shtrat: Femra e kësaj shenje nuk e shikon seksin me aq romantizëm, por e mendon atë si një akt fizik. Kaq. Ajo do t’i trajtojë meshkujt si një copë mishi, pastaj të nesërmen të mendojë për këtë. Është pak e çuditshme, prandaj prisni prej saj biseda të pista (me fjalë banale), dhe mos u habisni nëse ajo do t’ju qëllojë me shuplaka vitheve. Ajo dëshiron të jetë e kërkuar në çdo kohë. Nëse nuk i kushtoni vëmendjen e duhur, ajo do ta kërkojë atë diku tjetër.
• Pozicioni më i mirë: Dashi është “mashkulli” i zodiakut. Prandaj prisni që ata t’ju mbajnë nën kontroll gjatë gjithë kohës. Çfarëdo që ata thonë, bëhet.
• Pikat e nxehta të Dashit: Fërkimet, gudulisjet, kafshimet e lehta në qafë dhe më sipër e bejnë atë të ndizet. Do t’i pëlqeni atij përsa kohë do t’i përkushtoni vëmendje.
• Përputhshmëria e Dashit: Dashi përputhet me Luanin, Shigjetarin, Binjakët dhe Ujorin.
Comments