Novi Pazar: KKB organizoi iftar për përfaqësuesit e jetës politike, shoqërore dhe kulturore në Sanxhaku

Novi Pazar, 31 mars 2023.
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Të premten, me ftesë të kryetarjës të Këshillit Kombëtar Boshnjak, dr. Misalla Pramenkoviq shtroi një iftar ku morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, të institucioneve shtetërore, si dhe përfaqësues të jetës politike, shoqërore dhe kulturore në Sanxhak dhe Republikën e Serbisë.

Kryetarja i KKB-së dr. Misalla Pramenkoviq, si mikpritëse, iu drejtua të pranishmëve me një mesazh:

“Muaji i Ramazanit ka një vend të veçantë në traditën tonë të bukur dhe të pasur, dhe pjesë e pazëvendësueshme e kësaj tradite janë edhe iftaret e përbashkëta, qofshin ato të organizuara në nivel familjar apo mes miqsh. Një nga veçoritë kryesore të Ramazanit është, ndër të tjera, se i bashkon njerëzit dhe i përmirëson marrëdhëniet ndërpersonale”, tha ajo.

Pramenkoviq, në emër të KKB-së, i falënderoi të gjithë për praninë e tyre, me dëshirën që pjesën e mbetur të Ramazanit ta kalojmë me shëndet, adhurim dhe vepra të mira.

Go to TOP