Një person në Gjilan arrestohet për sulm ndaj zyrtarit policor, lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten në fshatin Zhegër të Gjilanit një person, i cili refuzoi të respektojë urdhrat e policisë, duke ofenduar dhe sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

“Fsh. Zhegër, Gjilan 18.10.2024-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, i ka ofenduar si dhe e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Go to TOP