Lushi: Patriotët brenda VV-së duhet ta marrin partinë nga “falangistët”

Aktivisti i çështjes kombëtare, Uk Lushi, ka reaguar në debatin publik rreth profilit “Lule Gjeli” duke adresuar kritika të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe udhëheqjes së saj.

Në një postim publik, Lushi pretendon se “Lule Gjeli” ka qenë një profil i rremë i lidhur me atë që ai e quan “falanga e VV-së”, ndërsa përmend edhe emra të tjerë, si Mihane Kanani duke i cilësuar si përgjegjës për kulturën politike që, sipas tij, ka prodhuar profile të tilla.

Ai u bën thirrje anëtarëve të Vetëvendosjes, të cilët i quan patriotë, që “ta marrin situatën në dorë” duke kërkuar largimin e Dejona Mihalit dhe Albin Kurtit nga drejtimi i partisë. Sipas Lushit, këta janë përgjegjës për krijimin e klimës që, sipas tij, ka mundësuar veprimtarinë e profileve si “Lule Gjeli”.

Lushi gjithashtu pretendon se ka qenë objekt sulmesh nga mbështetës të partive të ndryshme politike, por thekson se, sipas tij, sulmet më të mëdha i ka përjetuar nga mbështetës të Vetëvendosjes. /Kosova.info/


Go to TOP