Zogaj: Prishtina po punohet – projekte të përafërta për përmirësimin e infrastukturës dhe shërbimeve publike

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka prezantuar një listë të gjatë të projekteve që janë përfunduar ose janë në progres gjatë dy muajve të fundit në kryeqytet, duke përfshirë investime në infrastrukturë, edukim, shërbime publike dhe aktivitete kulturore.

Disa nga projektet e përmendura përfshijnë vendosjen e gurthemelit për një shkollë të re në Lagjen Sofalia, përurimin e institucioneve të renovuara si shkolla “Ahmet Gashi” dhe Gjimnazi “Xhevdet Doda”, si dhe nisjen e projektit ambicioz “Prishtina pa gropa”. Për më tepër, janë përuruar hapësira të reja për fëmijët dhe familjet në qytet, si këndi i lojërave në “Botanika” dhe transformimi i Pllatosë së Lakrishtes.

“Po ashtu, janë realizuar një sërë iniciativash për mjedisin, si mbjellja e 300 trungjeve në Bregun e Diellit dhe dezinfektimi i hapësirave publike”, ka shkruar Zogaj.

Përkrah këtyre projekteve, Zogaj theksoi edhe përfundimin e disa iniciativave të rëndësishme në shërbimet publike, duke përfshirë renovimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kalabri dhe përurimin e Qendrës për trajtimin e qenve endacakë.

“Aktivitetet kulturore dhe sportive nuk kanë munguar, përfshirë organizimin e Maratonës së Prishtinës, çiklizmin ekstrem në Parkun e Germisë dhe festivalin e librit për fëmijë”, ka shkruar ai.

Këto arritje përforcojnë mesazhin e Zogajt se Prishtina është në një periudhë intensive zhvillimi dhe përmirësimi. /Kosova.info/

Go to TOP