Jashari ironizon KGJK-në: Kur dhashë dorëheqje, ma pranuan brenda 24 orësh
Avokati Arbër Jashari ka reaguar me ironi ndaj mënyrës së trajtimit të dorëheqjeve nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) duke rikujtuar përvojën e tij personale para pesë vitesh.
Jashari thotë se, kur dha dorëheqje nga pozita e bashkëpunëtorit profesional në Gjykatën e Apelit, vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës i kishte ardhur brenda 24 orësh.
Sipas tij, në atë kohë askush nuk i kishte kërkuar të priste disa vite për të parë nëse do të ndryshonte mendje, por ishte udhëzuar të dorëzonte letërnjoftimin zyrtar dhe pajisjet e punës.
Në fund të reagimit, ai ironizon situatën duke thënë se mund të dërgojë një letër për ta tërhequr dorëheqjen, në mënyrë që KGJK-ja ta shqyrtojë, e nëse miratohet, do të japë sërish dorëheqje. Reagimi i tij vjen në kohën kur çështja e dorëheqjeve në sistemin gjyqësor është bërë temë diskutimi publik. /Kosova.info/
